Goditi me furgon të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 39 vjeçari

Goditi me furgon të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 39 vjeçari

10:51, 01/12/2021
A+ Aa A-

Një 39 vjeçar është prangosur në Gjirokastër pasi ka përplasur me mjetin e tij tip furgon një të moshuar 79 vjeç i cili u dërgua në spital pas plagëve të marra. K.D 39 vjeç gjithashtu braktisi dhe vendngjarjen, por pa i zgjatur shumë arratia pasi u identifikua dhe iu vënë prangat nga blutë e qytetit të gurtë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër, duke drejtuar mjetin tip furgon, ka goditur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin P. P., 79 vjeç, banues në Dropull Gjirokastër, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. D. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco