‘Femrat e bukura’ brenda grupeve kriminale, rrëfimi i ish-shefit të policisë

‘Femrat e bukura’ brenda grupeve kriminale, rrëfimi i ish-shefit të policisë

10:34, 01/12/2021
A+ Aa A-

Mbrëmë në emisionin e kësaj të marte në “Opinion” u trajtua tema e rolit të “femrave bukuroshe”, brenda grupeve kriminale shqiptare. Pasi u tregua historia e një ish-misi shqiptar e cila u përdor për të nxjerrë në pritë Marsel Sotirin, i cili u ekzekutua nga grupi i Lulzim Berishës, në emision u sollën edhe shumë raste të tjera për rolin e tyre.

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj solli disa raste kur gjatë hetimeve për ngjarje apo grupe kriminale, kanë dalë në skenë vajza, të cilat ishin pjesë e tyre.

Hajdarmataj tregoi se si një vrasje u zbulua nga një vajzë që ishte pjesë e grupit shoqëror, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.

Por një tjetër rast edhe më interesant ishte ai i një vajze rreth 25 vjeç në Lezhë, e cila bënte lojë të dyfishtë. Ajo ishte pjesë e dy grupeve kriminale dhe informacionin që merrte nga palët e përdorte sipas interesave të saj personale.

“Ne kemi pasur një rast në Lezhë, na ndodhi një vrasje diku në autostradë, ka mbaruar gjykimi… etj, në hetime përparuam për shkak të dëshmisë së një vajze, në shoqërinë e atij grupi që ndodhi vrasja ishin edhe dy vajza dhe 5-6 meshkuj të tjerë, dhe kemi arritur që të hetojmë dhe ta çojmë këtë ngjarje vetëm nëpërmjet dëshmisë së njërës nga vajzat. Ato gjithmonë kishin qenë prezente në atë shoqëri, kanë përdorur lëndë narkotike të ndryshme dhe atë natë ishin prapë nën ndikimin e lëndëve narkotike". 

"Ka pasur edhe raste të tjera ku edhe gjatë përgjimeve që kemi bërë na kanë dalë gjithmonë vajza bashkëpunëtore që bëjnë rolin e ndërmjetësve edhe te kundërshtarët luajnë rolet e dyfishta, midis grupeve kriminale. Këto janë edhe për shkak të aftësive personale të personazheve. Mund të them është edhe e lindur, është kaq e zonja sa mund të luajë edhe role të tilla. Ne kemi pasur një rast në Lezhë, fatkeqësisht aty, duhet ta bëjmë publike, na doli edhe një polic që ishte pjesë e grupit. Ne kishim dy hetime, një për shfrytëzim prostitucioni dhe tjetra për lëndë narkotike dhe na doli që një nga policët tanë ishte klient i atij hoteli. Për shkak të kësaj u detyruam që ta shtyjmë një çikë operacionin që të mos e bënim bujë publike, por ndërkohë e realizuam si operacion, bëmë goditjen, ish-punonjësi ynë u lirua nga detyra, nuk u bë publike që ishte prezent sepse ashtu u gjykua nga prokurori. Karremi ishte mes dy grupeve që luante rolin, merrte të dhëna nga një grup dhe i çonte te tjetri dhe në shumicën e rasteve i përpunonte të dhënat sipas interesave të saj për të qenë dominuese në të dy grupet”, rrëfeu Hajdarmataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco