FOTO/ Vrasja në Porsche te semafori, autori: Qëllova për vetëmbrojtje

FOTO/ Vrasja në Porsche te semafori, autori: Qëllova për vetëmbrojtje

09:59, 01/12/2021
A+ Aa A-

Ka nisur në Gjermani një prej gjyqeve më të përfolura.

Në qershor të këtij viti, një shqiptar i Kosovës, i quajtur Rinor Z, qëlloi për vdekje bashkëkombasin e tij, Armin N, teksa po qëndronte në semafor me makinën e tij luksoze, një Porsche.

Ngjarja tronditi qytetin e Hanoverit dhe shkaktoi panik pasi ndodhi në mes të qytetit.

Në seancën e parë, Rinori mbante veshur një kapuç, ndërsa nuk foli përpara togave të zeza. Avokati i 33-vjeçarit shqiptar tha se ai veproi për vetëmbrojtje.

Historia nis me një përplasje fizike mes Rinorit dhe Nexhip M, kunatit të Arminit. Gazeta BILD shkruan se Rinori e kishte dhunuar Nexhipin pas një sherri për një shumë të madhe parash. Të dy kontraktorët në fushën e ndërtimit ishin përplasur fizikisht dhe Rinori i kishte thyer katër dhëmbë.

Pas sherrit, Nexhipi bashkë me Arminin kishin hipur në makinën e tyre Porsche dhe e kishin ndjekur nga pas Rinorin. Në momentin që makinat ndaluan në semafor, Nexhipi zbriti nga mjeti dhe nisi të qëllonte me një dërrasë mbi xhamat e makinës Mercedes të Rinorit. Ky i fundit nxori armën dhe qëlloi mbi Arminin. 50-vjeçari arriti të shpëtonte nga plumbat.

Më pas Rinori qëlloi dy herë mbi Arminin. Një plumb rezultoi fatal.

Vetëm pasi dërgoi gruan dhe fëmijët e tij në një vend të sigurt nga frika e hakmarrjes, Rinori u dorëzua në polici.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco