EMRAT/ Kapen vëllezër ‘skifterë’ në Berat, dyshohen për 38 vjedhje

EMRAT/ Kapen vëllezër ‘skifterë’ në Berat, dyshohen për 38 vjedhje

09:58, 01/12/2021
A+ Aa A-

Dy vëllezër në Berat janë vënë në pranga si autorë të 38 vjedhjeve të kryer në lagje të ndryshme të qytetit.

Të arrestuarit janë Artur dhe Fatmir Hyka, përkatësisht 49 dhe 45 vjeç të dy banues në lagjen “Jani Vruho”. Ata u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin banesën e qytetares me iniciale A.A.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që dy vëllezërit të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco