Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

EMRAT/ Ndryshon e gjithë kupola e Policisë së Beratit

EMRAT/ Ndryshon e gjithë kupola e Policisë së Beratit

16:30, 30/11/2021
A+ Aa A-

Ndryshime në rang drejtuesish në Policisë e Beratit. Emërimet e reja janë kryer në të gjitha sektorët e rëndësishme drejtuese në Berat dhe në të pesta komisariatet.

Prej 2-javësh në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë vijuar ndryshimet në rang drejtuesit dhe emërimet e reja nuk kanë prekur vetëm DVP Berat por edhe të pesta komisariatet e kësaj drejtorie.

Ndryshimet dhe emërimet e reja janë kryer me kërkesë të Drejtorit të Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj, me qëllim rritjen e rendit e sigurisë publike si dhe parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në të gjithë qarkun.

Ndryshimet kanë prekur çdo sektor drejtues të Policisë Berat, në të cilën është emëruar:

Zv/drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike emërohet drejtues Albert Nushi që zëvendësoi drejtuesin Arjan Ferri;

Shefi i Sektorit për Rendin dhe Sigurinë Publike është emëruar Kryekomisari Baki Musaku, që zëvendësoi Kryekomisarin Dashamir Bendaj, ky i fundit i emëruar Shefi i Njësisë Operacionale në DVP Tiranë;

Shefi Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është emëruar Komisar Argent Shytia që ka ardhur në Berat nga DVP Tiranë, ku ishte më parë Shefi i Krimeve të Rënda.

Shefi i Krimeve të Rënda është emëruar Edmond Selami.

Shefi i Seksionit për Qarkullimin Rrugor është emëruar Komisar Enea Kaci, i cili zëvendësoi Komisarin Dritan Allajbeu që u emërua drejtues në sektorin e qarkullimit rrugor në Durrës.

Përveç ndryshimeve brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, janë ndryshuar edhe drejtuesit e Komisariateve Berat, Kuçovë e Dimal.

Shefi i Komisariatit të Policisë Berat është emëruar Komisar Sokol Laze, që zëvendësoi Kryekomisarin Alfred Cenaj;

Shefi i Komisariatit të Policisë Kuçovë është emëruar Komisar Erjon Ismaili, që zëvendësoi Komisar Geront Seitllarin;

Shefi i Komisariatit të Policisë Dimal është emëruar Nën/Komisar Artan Musai, që zëvendësoi Komisar Bernard Kaziaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco