VIDEO-SYRI TV/ Atentati ndaj ish-deputetit Ujka, dyshime për vrasës me pagesë

VIDEO-SYRI TV/ Atentati ndaj ish-deputetit Ujka, dyshime për vrasës me pagesë

15:52, 30/11/2021
A+ Aa A-

Një ditë pas vrasjes së ish deputetit Pashk Ujkaj në Shkodër, janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë. Policia dyshon se autori është vrasës me pagesë, ndërsa familjarët kanë mohuar zërat se viktima ka pasur konflikte apo borxhe. Për ngjarjen e rëndë policia ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Nga SYRI TV

Ende nuk ka asnjë të dyshuar atentati i mbrëmjes së kaluar në qytetin e Shkodrës ku mbeti i vrarë ish-deputetit dhe kreu i komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Familjarët që ishin në shoqërinë e 64 vjeçarit nuk kanë mundur të pikasin as atentatorin pasi ai ka vepruar i vetëm, ndërsa ka qëlluar me pistoletë me silenciator.

Gruaja e të ndjerit është shprehur se vrasjen e ka kuptuar pasi bashkëshorti i saj është rrëzuar në tokë. Grupi hetimor është përqendruar në disa pista, që të detyra si kryetar komune, por edhe tek fusha e ndërtimit. Gjithashtu po hetohen edhe pista e konflikteve të mundshme të djalit të viktimës me persona të tjerë.

Mirëpo, familjarët e viktimës kanë dhënë detaje në prokurori këtë të martë. Ata kanë rrëzuar pistat e hetimit që përmenden në media, se Pashk Ujka ka pasur borxhe, konflikte apo probleme me persona të tjerë.

Dyshimet janë se autori të jetë vrasës me pagesë, por ende nuk asnjë të akuzuar zyrtarisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të hënës në qendër të qytetit të Shkodrës pranë universitetit Luigj Gurakuqi. Ndërkohë grupi hetimor ka marrë të gjithë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve aty pranë për të bërë të mundur identifikimin e autori të vrasjes së ish deputeti Pashk Ujka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco