Kosovë/ Një humbje jete dhe 8 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Kosovë/ Një humbje jete dhe 8 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

15:02, 30/11/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 8 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.                      

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

30 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës.

Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.098 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.787.                      

Në total numri i rasteve aktive është 320.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco