Rrahën dhe torturuan shqiptarin deri në vdekje, Gjykata e Apelit u 'jep një dorë' ish gardianëve: U sollën mirë

Rrahën dhe torturuan shqiptarin deri në vdekje, Gjykata e Apelit u 'jep një dorë' ish gardianëve: U sollën mirë

14:33, 30/11/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Selanikut, ka lehtësuar dëbimin e 12 ish-gardianëve të burgut të Nigritës në Greqi, të cilët kanë torturuar deri në vdekje shqiptarin e burgosur, Ilia Kareli në 2014.

Megjithëse u shpallën fajtor për veprimet torturuese kundrejt shqiptarit, i cili pësoi arrest kardiak, Gjykata duke marrë parasysh edhe sjelljen e mirë të gardianëve të dënuar, nga 5 deri 7 vite burg për secilin, vendosi të merrnin 3. 

Në Shkallën e Parë, u paraqitën 13 persona si bashkëpunëtorë të kësaj vrasje, por ajo e apelit vendosi të ulë dënimin e tij nga 3 vjet në “pezullim nga puna” të rojës së burgut në atë kohë.

Gjykata e Apelit: Arresti kardiak është i pavarur nga torturat që i bënë shqiptarit 12 ish-gardianët!

Pretendimet e ish-gardianëve për vrasjen.

Ata e rrahën brutalisht dhe e torturuan deri në vdekje, pasi shqiptari ishte autori i vrasjes së kolegut të tyre.

Ilia Kareli vdiq në burgun e Nigritës në Greqi në mars të vitit 2014 pasi ishte transferuar atje nga Malandrino.

Çfarë ka thënë prokurori?

Ata e torturuan qëllimisht për ta ndëshkuar për vrasjen e shokut të tyre. Ai ishte i rraskapitur, e lidhën pas një shtylle dhe e rrahën brutalisht me shkelma dhe grushte. I arrestuari është zvarritur për dy orë pas rrahjes, pa marrë asnjë ndihmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco