Malet e Lezhës zbardhen nga bora, ja si paraqitet situata pas reshjeve të shumta

Malet e Lezhës zbardhen nga bora, ja si paraqitet situata pas reshjeve të shumta

09:13, 30/11/2021
A+ Aa A-

Krahas reshjeve të shiut, rajoni i Lezhës është përfshirë dhe nga reshje dëbore.

Dëbora ka zbardhur malet edhe në zonat e ulëta.

Sipas raportimeve në njësine administrative Ungrej trashësia ka arritur deri ne 20 cm, por deri tani nuk raportohet për problematika.

Situata po mbahen nen monitorim të vazhdueshme.

Situata në qarkun Lezhë:

Gjate 24 oreve kemi reshje të shiut me intensitet mesatar. Ne zonen malore mbi 500m kemi reshje debore. 

Nga komunikimi me strukturat e MC, kemi kete siruat:

Ne bashkite Lezhe e Kurbin, kemi reshje me me intesitet mesatar, ne rreth 40 mm.

Niveli i ujrave në lumenj dhe sistemin kullues është në kuota normale.

Hidrovorët janë  në gatishmeri teknike për  pune.

Ne bashkin Mirdite, kemi reshje debore, kryesisht ne nj.ad. Fani, Orosh, Selit, Kacinar dhe Kthelle, me trshesi 0.5-25 cm.

Nuk kemi probleme per bllokim te rrugeve rurale e bashkiake, por ne disa segmente te nj.ad. Selit, Orosh e Kthelle, kalushmeria eshte me zinxhire.

Rruget nazionale dhe ajo e kombit jane te kalushme pa' probleme.

Furrnizimi me energji elektrike ka patur probleme ne disa zona, kryesisht ate malore  si rezultat i stuhive, por nderhyrja e sherbimeve te avarise nga OShE ka bere te mundur riparimin e linjave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco