Atentati/ Pas largimit nga politika, Pashko Ujka merrej me biznes, ishte ndërtues pallatesh në Shkodër

Atentati/ Pas largimit nga politika, Pashko Ujka merrej me biznes, ishte ndërtues pallatesh në Shkodër

20:59, 29/11/2021
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Që nga viti 2015, kur u largua nga Komuna e Velipojës dhe la funksionet politike, Pashko Ujka merrej me biznes. 

SYRI mëson se Ujka kishte zhvilluar një biznes në sektorin e ndërtimit. Në kryeqendrën e veriut ai njihej si ndërtues pallatesh.  

Ky detaj bën që pista e hetimeve të mos lidhet vetëm me të shkuarën e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe për shkak të konkurrencës si biznesmen i ndërtimit apo edhe konfliktet me palë të tjera. 

Nga viti 2005 e deri në 2009 Pashko Ujka ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur me siglën e Partisë Demokristiane, ndërsa ka qenë edhe kryetar i grupit parlamentar të kësaj force politike. 

Ndërsa në vitin 2011 u zgjodh kryetar i Komunës së Velipojës, detyrë të cilën e la pas 4 vitesh, në 2015. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco