Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Erdogan, mik apo sulltan

Vrasja e Pashko Ujkës ngjarje e paralajmëruar, vite më parë i sulmuan banesën me armë

Vrasja e Pashko Ujkës ngjarje e paralajmëruar, vite më parë i sulmuan banesën me armë

20:54, 29/11/2021
A+ Aa A-

Policia, edhe pse ka patur te dhëna se ish-deputetit i rrezikohej jeta pas atentatit me breshëri kallashnikovi drejt banesës, nuk ka bërë asgjë për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen.

Ndaj Ujkës është bërë atentat edhe më herët. Atij i është sulmuar shtëpia me armë zjarri disa kohë më parë.

Ndaj ish-Kryetarit të Komunës së Velipojës është qëlluar nga pas shpine, ndërsa ai ka marrë një plumb në kurriz shumë pranë shtyllës kurrizore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”. Ujka ka qenë më parë deputet i Partisë Demokristiane dhe më pas ka mbajtur funksionin e kryetarit të Komunës së Velipojës. Ai ka qenë edhe ndërtues pallatesh në Shkodër.

Ujka ka qenë deputet i Partisë Demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco