Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Erdogan, mik apo sulltan

Ish-deputeti Pashko Ujka u qëllua në sy të gruas dhe vëllait të tij. Dëshmia: Nuk dëgjuam zhurmë, autori i vetëm

Ish-deputeti Pashko Ujka u qëllua në sy të gruas dhe vëllait të tij. Dëshmia: Nuk dëgjuam zhurmë, autori i vetëm

20:43, 29/11/2021
A+ Aa A-

Pas atentatit që iu bë te dera e shtëpisë, ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.

Ujka, 64 vjeç nuk ka mundur t’ju shpëtojë dot plagëve që kishte marrë, pasi është qëlluar me plumb në shpinë, me armë silenciator.

Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, Ujka ka ndërruar jetë pas rreth dy orësh nga atentati që iu bë pranë banesës së tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, kur 64-vjeçari po lëvizte më këmbë me bashkëshorten dhe vëllain e tij.

Mësohet se bashkëshortja ka dhënë dëshminë e parë në Policinë e Shkodrës duke deklaruar se autori që ka qëlluar ishte një person i vetëm.  

"Nuk kam parë asgjë dhe as nuk kam dëgjuar krisma. Kam parë Pashkon që është shtrirë në tokë. Ka qenë një person i vetëm që u largua. Nuk kemi asnjë konflikt apo përplasje”, ka thënë bashkëshortja e Ujkës në dëshminë paraprake para hetuesve në lidhje me atentatin ndaj të shoqit.

Ajo tha se nuk kishte dëgjuar zhurmë arme zjarri, çka tregon se autori ka përdorur armë silenciator. 

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të vrasësit dhe ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tij.

Po kështu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, megjithëse moti i keq vështirëson qartësinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco