Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Nga të shtënat drejt banesës te atentati me silenciator/ Kush është ish-deputeti që u qëllua në Shkodër

Nga të shtënat drejt banesës te atentati me silenciator/ Kush është ish-deputeti që u qëllua në Shkodër

19:02, 29/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka 64 vjeç, mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës. 

Ndaj tij u hap zjarr nga një armë pistoletë me silenciator, sapo Ujka kishte dalë nga shtëpia e tij në lagjen "Vasil Shanto".

64-vjeçari ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

Ujka ka qenë i kërcënuar edhe me hërët, pasi në drejtim të banesës së tij është qëlluar me armë zjarri. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar. 

SYRI sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku duken prezente forca të shumta policore. Policia nuk ka ende një pistë konkrete hetimore, por dyshohet se shkak për ngjarjen është detyra që ka mbajtur Ujka si ish-kryetar i Komunës së Velipojës. 

Karriera politike
Pashko Ujka ka qenë deputet i Partisë Demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër. 

Ndërsa nga viti 2011 e deri në 2015, ai ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës. 

Komuna Velipojë ka qenë surprizë në vitin 2011, ku koalicioni Aleanca për të Ardhmen ka fituar ndjeshëm. Pas numërimit të kutive të 11 qendrave të votimit që kishte kjo komunë, në përfundim të procesit, fitues u shpall Kandidati Pashko Ujka, përfaqësues i PDK-së si pjesë e koalicionit të së majtës. Arriti të siguronte 2018 vota, kundrejt rivalit, Nikollë Marku, përfaqësues i PD-së i cili arriti të marrë vetëm 1461 vota.

Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. 

Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai kandidoi si pjesë e Partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen.

Pasuria

Pasuria e Pashko Ujka kur mbante detyrën e ish-kryetarit të Komunës së Velipojës

(2013) 
Nga paga si kryetar komune 700.000 lekë

Shpërblime dhe paga si anëtar i këshillit të Qarkut Shkodër 140.000 lekë

Paga nga paga e bashkëshortes 330.000 lekë

Të ardhura nga paga e djalit 72.000 lekë

Kontratë kapari për shlyerje të apartamentit 700.000 lekë( Shuma 8.242.000 lekë

Shlyerje kredie në x bankë 140.000 lekë ( Pa paguar) 5.500.000 lekë

Para të dhëna hua 3.000.000 lekë

Depozitë në para jashtë sistemit bankar 6.000.000 lekë

(2014)
Paga si kryetar komune 936.000 lekë

Paga si anëtar këshilli i Qarkut Shkodër 140.400 lekë

(Djali) Pronar dhe administrator i Shoqërisë Advantage Marketing Distributor 779.899 lekë

Pagesë kredie për blerje banese në BKT (Pa paguar) 5.328.740 lekë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco