Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

U qëllua me silenciator pas shpine, ish-deputetit Pashko Ujka i bënë pritë sapo doli nga banesa

U qëllua me silenciator pas shpine, ish-deputetit Pashko Ujka i bënë pritë sapo doli nga banesa

18:49, 29/11/2021
A+ Aa A-

Pashko Ujka, 64 vjeç, ish-deputet i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetar i Komunës së Velipojës u qëllua mbrëmjen e sotme një plumb në shpinë, menjëherë sapo kishte dalë nga banesa e tij. 

Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, pranë qendrës së qytetit të Shkodrës. 

Mësohet se autorët kanë qëlluar me një armë zjarri pistoletë me silenciator. 

Ujka ka marrë një plagë plumbi në kurriz dhe është dërguar menjëherë në spital. 

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës. 

Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco