Pashko Ujka, 64 vjeç, ish-deputet i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetar i Komunës së Velipojës u qëllua mbrëmjen e sotme një plumb në shpinë, menjëherë sapo kishte dalë nga banesa e tij.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto”, pranë qendrës së qytetit të Shkodrës.
Mësohet se autorët kanë qëlluar me një armë zjarri pistoletë me silenciator.
Ujka ka marrë një plagë plumbi në kurriz dhe është dërguar menjëherë në spital.
Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të Shkodrës.
Shkodër/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
© SYRI.net