EMRI/ Plagoset me armë zjarri në qendër të Shkodrës ish-deputeti dhe ish-kryetari i komunës Velipojë

EMRI/ Plagoset me armë zjarri në qendër të Shkodrës ish-deputeti dhe ish-kryetari i komunës Velipojë

18:37, 29/11/2021
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Vasil Shanto” qytetit të Shkodrës. 

Syri.net mëson se ka mbetur i plagosur ish-deputeti i PDK dhe kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, 64 vjeç. 

Mësohet se Ujka është qëlluar pak minuta pasi kishte dalë nga shtëpia.

Ai ka marrë një plagë plumbi në shpinë, pranë shtyllës kurrizore.

I plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. 

Kujtojmë që Ujka ka qenë i kërcënuar edhe më herët, pasi është hapur zjarr drejt banesës së tij, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. 

Motivet e kësaj ngjarje dyshohen për shkak të detyrës që ka mbajtur Ujka në ish-Komunën e Velipojës.  

Për ngjarjen ka reaguar edhe policia: 

"Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorit.

 Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes", thuhet në komunikatën e Policisë së Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco