Situata/ Bien shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga COVID

Situata/ Bien shifrat e infektimeve dhe vdekjeve nga COVID

18:30, 29/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton sot se nga 1664 testime, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 195 qytetarë. 

3 është numri i vdekjeve sot. 

Në krahasim me një ditë më parë, numri i të infektuarve dhe viktimave është më i ulët. Dje ishin 418 raste të reja dhe humbje jete. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar

Situata
Janë kryer 1664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 

63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

Janë 7431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe. 

Janë shëruar 183 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,227 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (29 Nëntor 2021) 

Raste të reja ditore          195
Të shëruar në 24 orë       183
Të shtruar në spitale       161
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 1664 

Testime totale              1,392,736
Raste pozitive                199,750
Raste të shëruara          189,227
Raste Aktive                      7,431
Humbje jete                      3,092

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            3822
Fier                  713
Gjirokastër     540
Shkodër          481
Berat               435
Durrës             400
Elbasan           336
Vlorë                235
Korçë               198
Lezhë               153
Dibër                 66
Kukës               52

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco