Balla paralajmëron përmbytjen e Divjakës: Banorët të largojnë bagëtitë

Balla paralajmëron përmbytjen e Divjakës: Banorët të largojnë bagëtitë

17:53, 29/11/2021
A+ Aa A-

Taulant Balla njofton për përmbytje në zonën e Divjakës nga reshjet e shiut të rëna përgjatë gjithë kësaj të hëne.  

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla thotë se ka parë nga afër në Papër të Elbasanit nivelin e prurjeve të lumit Shkumbin. 

Ai i bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit. 

Njoftimi i Taulant Ballës në Facebook
Papër📍Elbasan 🔴 Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve 🌧 në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco