Aksidenti me vdekje në Itali, viktima nuk është shqiptar/ Ja pse u bë ngatërresa

Aksidenti me vdekje në Itali, viktima nuk është shqiptar/ Ja pse u bë ngatërresa

12:38, 29/11/2021
A+ Aa A-

U desh pothuajse e gjithë dita e diel për t’u siguruar për identitetin e vërtetë të viktimës së aksidentit të ndodhur në mëngjes në Riccione, Rimini si dhe të katër të tjerëve të mbetur të plagosur të cilët udhëtonin me të në makinën FIAT që u përplas me një pemë në rrugën Abruzzi.

 Viktima ishte Nathan Franchini, që në shkurt do të mbushte 19 vjeç, banues në Cattolica e që udhëtonte në sedijen e pasme të makinës.

Ai vdiq në vend, ndërsa shokët e tij u transportuan në spitalet e Riminit e Cesenas. Identifikimi i tyre ishte i vështirë për shkak se në xhepa kishin karta identiteti të personave të tjera. Franchini mbante dokumentin e një shqiptari 20-vjeçar, që rezultoi të ishte mik i tij.

Vetëm pasi një nga të plagosurit erdhi në vete konfirmoi identitetin e vërtetë të secilit prej shokëve të grupit.

Sipas dëshmisë, të rinjtë kishin vendosur ta kalonin natën në dy diskoteka. Megjithatë, rregullat e reja të vendosur lejojnë hyrjen vetëm për djemtë nga 20 vjeç dhe për vajzat nga 18 e lart.

Nga ky shkak lindi ideja e marrjes së dokumenteve të shokëve më të mëdhenj në moshë për të siguruar kalimin e kontrolleve. Në të gdhirë, grupi hipi në makinën FIAT 500L, drejtuar nga një 20-vjeçar që më pas rezultoi pozitiv në testin e alkoolit.

Dinamika e përplasjes me pemën është ende e paqartë, nëse drejtuesi e humbi kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë apo u përplas fillimisht me ndarësen e rrugës.

Makina u përplas me trungun e një pishe dhe u shkatërrua plotësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco