Pamjet nga shtëpia ku ra zjarri vrastar, viktima 12-vjeçare ishte autike

Pamjet nga shtëpia ku ra zjarri vrastar, viktima 12-vjeçare ishte autike

10:07, 29/11/2021
A+ Aa A-

Një 12-vjeçare humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së dielës në Dropull, pasi shtëpia e familjes Ndriço u përfshi nga flakët.

Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Mësohet se në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Vetëm një vit më parë e ëma e 12-vjeçares kishte treguar vështirësitë që hasnin në kushtet e karantinës, pasi vajza ishte autike.

Shkak i zjarrit në banesë është bërë një qiri, i cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit prej orës 17:00 ishte pa energji elektrike.

Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndriço u fut në tualetin e shtëpisë, për t'i shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco