VIDEO/ U fut në tualet t'i shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12-vjeçare

VIDEO/ U fut në tualet t'i shpëtonte flakëve, si humbi jetën vajza 12-vjeçare

08:35, 29/11/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët.

Shkak i zjarrit në banesë është bërë një qiri, i cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit prej orës 17:00 ishte pa energji elektrike.

Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndriço u fut në tualetin e shtëpisë, për t'i shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndriço, i cili ndodhet në spital.

Rasti u denoncua edhe nga deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili tha se kjo është një ngjarje e paralajmëruar, pasi prej kohësh në këto zona sa herë bie shi, ka edhe mungesë të energjisë. Shehu shkruan në një postim në Facebook, se përdorimi i mjeteve primitive të ngrohjes ka bërë që të bjerë zjarri në banesë. Ai thotë se për të përmirësuar situatën e energjisë elektrike nuk ka asnjë projekt, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk kanë asnjë reagim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco