Lajmi i fundit

Berisha: Të shtunën në orën 11:00 mbahet Foltorja e Mirditës

E RËNDË/ Banesa u përfshi nga flakët, ndërron jetë 12-vjeçarja në Gjirokastër

E RËNDË/ Banesa u përfshi nga flakët, ndërron jetë 12-vjeçarja në Gjirokastër

21:54, 28/11/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Dervician të Gjirokastrës.

Mësohet se si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një banesë, ka ndërruar jetë një shtetase e mitur, 12 vjeçe.

Banesa është përfshirë thuajse totalisht nga zjarret. Në vendngjarje shkuan zjarrfikëset.

Pavarësisht ndihmës dhe dërgimit të së miturës me shpejtësi në spital, ajo ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi  I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë  dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco