Aksidenti, plagoset punonjësi i policisë në Krujë

Aksidenti, plagoset punonjësi i policisë në Krujë

08:14, 28/11/2021
A+ Aa A-

Një punonjës policie është lënduar mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Krujë.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në Derven të Krujës, ku një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është lënduar punonjësi i policisë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë së Krujës

Më datë 28.11.2021, rreth orës 06:10, në Derven Krujë, një mjet me drejtues shtetasin N. H., 57 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e Policisë Krujë, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin M. B, 30 vjeç.

Shtetasi N. H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco