VIDEO SYRI TV/ Frikë në Portin e Durrësit, trageti me pasagjerë përplaset me anijen

VIDEO SYRI TV/ Frikë në Portin e Durrësit, trageti me pasagjerë përplaset me anijen

17:01, 27/11/2021
A+ Aa A-

Përplasja e një trageti me anijen cargo në Durrës ka vënë në rrezik jetën e 173 pasagjerëve që ishin nisur drejt Italisë. Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Ardi Veliu shprehet për këtë ngjarje do të bëhet një analizë dhe do të merren masa për të mos pasur të tilla incidente.

SYRI TV

Moti i keq në portin e Durrësit ka shkaktuar një përplasje mes tragetit ‘Ventouris’ me anijen cargo duke vënë në rrezik jetën e 173 pasagjereve që ndodheshin ne tragetin e cili ishte nisur drejt Barit të Italisë.

Ngjarja ndodhi pak para mesnatës te bankina tregtare në Portin e Durrësit, por fatmirësisht nuk ka pasur probleme.

Në drejtim të qytetit bregdetar është nisur zv. ministri i Instrastrukturës dhe Energjetikës, Ardi Veliu i cili ka konfirmuar incidentin dhe theksoi se pas analizës që do të bëhet për këtë ngjarje do të merren masa që mos të përsëritet sërish.

Sipas burimeve mësohet se nga përplasje e tragetit me anijen nuk ka të lënduar ndërkohe që pas disa minutash është rikther situata në normalitet ku 2 rimorkatorët kanë shoqëruar tragetin 'Ventouris' drejt bankinës tregtare duke anuluar udhëtimin me destinacion Barin për një defekt te motorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/11/2021 18:16

Çfarë bordello qeveri, shoferini Eskobarit të Ballkanit, drejtor i policisë së 1001 skandaleve, fallsifikator i “përgjimeve” të trafikantit Geron Agron Xhafaj, vëlla i ministrit Xhafaj,, gënjeshtar i pacipë në rastet e vrasjeve të të pafajëshme nga policia, gënjeshtrat e incidentit me vrasje në Elbasan në fushatën elektorale, gazuesi i popullit protestues, gazues i fëmijëve, grave e pleqve në 6 të mëngjesit për ti përzënë nga shtëpitë që më pas i shkatërruan për të ndërtuar pallatet e klientëve të qeverisë. Ky kryekriminel na u bë zvministër i një ministrie me llokma gjigande.

Shto koment

Denonco