Tragjedia e autobusit/ Sipas avokatit ja sa do t’ju paguajë Bullgaria të afërmve të viktimave

Tragjedia e autobusit/ Sipas avokatit ja sa do t’ju paguajë Bullgaria të afërmve të viktimave

08:30, 27/11/2021
A+ Aa A-

Deri në 250.000 leva (125.000 euro) dëmshpërblim do të duhet të paguajë Bullgaria për një viktim të aksidentit në autostradën e Strumës, ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut shkruan media bullgare Blic.

“Faji për incidentin është kompleks, si me shoferin e autobusit ashtu edhe me infrastrukturën në zonën e aksidentit”, është shprehur  avokati bullgar  Nikolaj Dimitrov. 

Sipas tij, shoferi në leximin e parë nuk i ka respektuar kushtet e rrugës në të cilat ka pasur shikueshmëri të zvogëluar, por nga ana tjetër mund të vërtetohet se fajin e kanë kushtet e rrugës, infrastruktura dhe mirëmbajtja e saj.

"Rasti është i komplikuar sepse numri i të vdekurve është i madh dhe kufijtë e sigurimit të përgjegjësisë civile në autobus në Maqedoninë e Veriut janë të kufizuara dhe nuk do të mund të mbulojnë të gjitha kërkesat e paditësve." tha avokati Dimitrov.

Llogaritjet tregojnë se paratë e sigurimit nuk do të mjaftojnë as një të dhjetën për të mbuluar dëmet.

Kështu, nëse vërtetohet fajësia e Agjencisë mëmë për Infrastrukturën Rrugore (RIA), me shumë mundësi të gjithë trashëgimtarët do të kërkojnë dëmshpërblim duke u ankuar për kushtet e rrugës, sepse vendi ku ka ndodhur aksidenti është Bullgaria.

Ekspertët nga kompanitë bullgare të sigurimit komentojnë se shuma pritet të arrijë të paktën 25 milion leva (12,5 milion euro).

Nga 100.000 deri në 125.000 euro mund të kërkojë secili prej prindërve nëse fëmija i tyre ka vdekur në aksident.

Fëmijët e rritur pa prindër mund të marrin deri në 100.000 euro për një prind të humbur, dhe për një vëlla, motër, gjyshe ose gjysh të vdekur shuma është rreth 25.000 mijë euro.

Shërbimi Rrugor shpesh dënohet për mosmirëmbajtje të seksioneve dhe ndërtim të dobët të rrugëve, tregon praktika gjyqësore.

Çështjet civile mund të zgjasin rreth një vit e gjysmë ndërsa çështjet penale zgjasin më shumë.

Sipas informacioneve fillestare, disa firma të mëdha ligjore bullgare kanë ofruar tashmë ndihmë për qeverinë maqedonase në mbrojtjen e interesave të të afërmve përpara një gjykate bullgare./slobodenpecat.mk

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco