Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Prishtinë, përfundon në urgjencë një vajzë nga kafshimet e qenve: Ku të kërkojmë ndihmë?!

Prishtinë, përfundon në urgjencë një vajzë nga kafshimet e qenve: Ku të kërkojmë ndihmë?!

09:02, 26/11/2021
A+ Aa A-

Një vajzë e re është kafshuar dje nga qentë endacakë në Prishtinë, në afërsi të kampusit të Universitetit të Prishtinës. Lajmin e ka bërë të ditur vet viktima, në një postim në grupin ‘Network Prishtina’ në Facebook. Ajo ka thënë se për këtë çështje të qenve endacakë nuk di ku të drejtohet pasi ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

“Nuk e di as ku të drejtohem. Në afërsi të fakulteteve unë sot përjetova një sulm dhe kafshim nga qentë endacakë, ku edhe u dërgova direkt nga persona shoqërues në Urgjencë dhe mora trajtim mjekësor ne QKUK. Nuk kam fjalë ta përshkruaj gjendjen emocionale dhe fizike timen! Po të mos ishin dy vajza që më kanë dalë në ndihmë po besoj që ata qen do të më kishin ngrënë mirë edhe pse mangut nuk e lan”, ka shkruar ajo.

Qentë endacakë janë problemi më shqetësues në Prishtinë dhe ende institucionet nuk po marrin masa. Nuk është hera e parë kur këta qenë kafshojnë njerëz, më herë ka ndodhur që kanë kafshuar edhe fëmijë të moshave të reja.

Si neglizhencë e institucioneve qytetarëve po u rrezikohet siguria dhe shëndeti në kryeqytet dhe jo vetëm, pasi probleme me qenë endacakë ka edhe në komuna tjera.

Më poshtë keni postimin e vajzë e cila u kafshua nga qentë. /gazetametro.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco