Rrahje mes katër personave në Prishtinë, përfundojnë në të njëjtën dhomë spitali

Rrahje mes katër personave në Prishtinë, përfundojnë në të njëjtën dhomë spitali

09:33, 26/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten katër persona janë rrahur mes tyre në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Siç njofton Policia e Kosovës, të katër kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital para se të merrej masë ndaj tyre.

“Pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes tyre katër të dyshuar, meshkuj kosovarë dhe si pasoj, të katërt kanë pësuar lëndime trupore”.

Policia bën të ditur se dy prej të lënduarve janë dërguar në QKUK, kurse dy të tjerë janë arrestuar. “Ata kanë pranuar trajtim mjekësor, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK dhe gjenden nën përkujdesjen e Policisë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco