Ferizaj, një femër denoncon të panjohurin që e mashtroi për martesë: Më nxiti për se*s

Ferizaj, një femër denoncon të panjohurin që e mashtroi për martesë: Më nxiti për se*s

09:52, 26/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Ferizaj ka mashtruar një grua kosovare duke e nxitur për të kryer marrëdhënie seksuale me premtimin se do të martoheshin.

Sipas Policisë, gruaja tha se e kishte njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kishte pasur marrëdhënie intime me të, sepse i premtoi se do të martoheshin.

Në njoftimin e Policisë së Ferizajt thuhet se më datë 25 nëntor, ankuesja, femër kosovare ka raportuar se përmes rrjeteve sociale ishte njohuar me të dyshuarin, mashkull kosovar dhe kishte pasur marrëdhënie intime me të, duke i premtuar se do të martohej. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco