Pezullohet deri në fund të nëntorit lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

Pezullohet deri në fund të nëntorit lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

09:55, 26/11/2021
A+ Aa A-

Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.

Udhëtimi i këtyre mjeteve do të jetë i ndaluar deri në fund të muajit nëntor, ku pritet që te këtë edhe një përmirësim të kushteve të motit. 

Nga ky urdhër ndalimi i lundrimit nuk janë prekur anijet e pasagjerëve apo anijet e tjera, të cilat nuk kanë asnjë kufizim.

Nga data 26-30 nëntor 2021 dallgëzimi në det mund të shkojë deri në 8 ballë , ndërsa lartësia e dallgëve nga 1.5-3.5 metra.

Përmirësimi i situatës meteorologjike në gjirin e Vlorës dhe jashtë  saj  për mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  30.11.2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco