Mbyllen hetimet për banesat e shembura nga tërmeti, prokuroria çon për gjykim 16 ish-zyrtarë

Mbyllen hetimet për banesat e shembura nga tërmeti, prokuroria çon për gjykim 16 ish-zyrtarë

09:21, 26/11/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Hetimet janë zhvilluar për 7 ndërtime, shembja e të cilave i mori jetën 23 personave.

Dosja është dërguar për gjykim për 16 persona të cilët janë ish-zyrtarë, ndërsa është pushuar çështja për 2 të tjerë.

Burime bëjnë me dije se çështja është pushuar për Dëfrim Celamin dhe Ahemt Dodën.

Dosja i ka kaluar për gjykim Gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës.

Nga tërmeti tragjik i nëntorit humbën jetën gjithsej 51 persona dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco