Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Kush është i mbijetuari i tetë i aksidentit tragjik? Flet gazetari

Kush është i mbijetuari i tetë i aksidentit tragjik? Flet gazetari

18:59, 25/11/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Bullgarisë deklaroi zyrtarisht sot se nga aksidenti me autobus në Struma kanë humbur jetën 44 persona, jo 45 sa ishte raportuar deri më tani.

Prokuroria theksoi se pista kryesore e hetimit është një gabim njerëzor. Ajo ka rrëzuar spekulimet e tjera për një akt terrorist apo për praninë e materialeve të djegshme në bordin e  autobusit.

Por mbetet mister numri i të mbijetuarve. Prokuroria thotë se janë tetë të tillë, por në spital janë vetëm shtatë.

Edhe të mbijetuarit e aksidentit thanë se janë tetë persona që kanë dalë të gjallë nga mjeti në flakë.

Gazetari i Alsat TV, Adi Kaili thotë se i mbijetuari i tetë me shumë gjasë mund të jetë nj refugjat 36-vjeçar nga Lindja e Mesme.

Ai tha se refugjati ka hipur në autobus në territorin e Bullgarisë dhe nuk ishte në listën e pasagjerëve. Sipas tij, refugjati ka hipur në autobus për një shumë të vogël parash, me qëllim që të kalonte kufirin.

Gazetari thotë megjithatë se refugjati është shtruar në spital dhe ka arritur të arratiset prej andej.

Por Ministria e Brendshme nuk e beson këtë teori. Sipas tyre, askush nuk ka hyrë në vend dhe nuk ka lënë spitalin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco