Kapen 520 kg drogë shqiptare në Serbi, dyshohet se kaloi përmes Kosovës

Kapen 520 kg drogë shqiptare në Serbi, dyshohet se kaloi përmes Kosovës

16:22, 25/11/2021
A+ Aa A-

 Janë sekuestruar 520 kilogramë marihuanë në Serbi e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. 

Sipas njoftimit të policisë, droga ishte e ndarë në 134 qese dhe po transportohej me një automjet mallrash dhe se kjo sasi droge fillimisht kishte mbërritur në Kosovë përmes Shqipërisë, e më pas është transportuar në Serbi, ku ka qenë e destinuar të shitej.

Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ai do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish, raporton televizioni publik serb.

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, pas këtij aksioni policor u paraqit në një takim me drejtuesit e policisë serbe, duke marrë merita për “luftën e ashpër të MUP’it kundër drogës”.

Kalimi pa pengesa nëpër pikat kufitare është njëra nga pikat themelore të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të iniciativës së quajtur “Ballkani i Hapur”, të cilën e bashkëthemeluan këto tri vende. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco