VIDEO – SYRI TV/ Bashkia vendos taksa ekstra, Qytetarët: E paguajmë, invsetime s`ka

VIDEO – SYRI TV/ Bashkia vendos taksa ekstra, Qytetarët: E paguajmë, invsetime s`ka

12:42, 25/11/2021
A+ Aa A-

Bashkia e Kolonjës ka vendosur një taksë ekstra për banorët e saj. Taksa e zhvillimit të turizmit, vlera e së cilës shkon deri në 30 mijë lekë, do të paguahet nga qytetarët dhe bizneset deri në vitin 2023. Mirëpo për banorët e kësaj bashkie, taksa duket e pakuptimtë, pasi në zonat ku ata jetojnë nuk ka investime për të zhvilluar turizmin.

Syri Tv

Banorët e Kolonjës, në qytetin e Ersekës dhe në zonat rurale, si në asnjë bashki tjetër, paguajnë një tarifë ekstra e quajtur “taksa e turizmit”. Kjo taksë e parashikuar në paketën fiskale të bashkisë për një periudhë tre vjeçare, vlera e së cilës është 4 mijë lekë të vjetra për qytetarët dhe deri në 30 mijë lekë për bizneset. Mirëpo qytetarët e Kolonjës, banor të zonave rurale dhe qytetit, duket se nuk e kanë mirëpritur këtë taksë ekstra të bashkisë.

Në relacionin e buxhetit të bashkisë së Kolonjës, nuk shpejgohen arsyet dhe se për çfarë do të përdoren të ardhurat e mbledhura nga “taksa për zhvillimin e turizmit”. Sipas qytetarëve, ndonëse janë pagues të rregullt të tarifës, deri më sot ata nuk kanë parë asnjë invstim që mund të ndikojë në zhvillimin turistik të zonave të tyre.

Nga ana tjetër, banorë të zonave rurale tregojnë për Syri Televizion, se në fshatrat e tyre mungon energjia, invstimet në infrastrukturë apo dhe mbështetja për bujqësinë, të cilat indirekt janë pengesë për zhvillimin e turizmit.

Por pavarësisht këtyre shqetësimeve, bashkia e Ersekës ka vendosur të taksojë ekstra banorët e saj të paktën deri në vitin 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco