Hetuesi: Ja çfarë bëri shoferi i autobusit-arkivol para zjarrit vrastar

Hetuesi: Ja çfarë bëri shoferi i autobusit-arkivol para zjarrit vrastar

12:41, 25/11/2021
A+ Aa A-

Hetuesit bullgarë dolën në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik me 44 viktima.

Marian Marinov, hetues i Shërbimit Investigues Kombëtar, ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me shoferin e autobusit pak përpara përplasjes fatale.

“Shoferi i autobusit reagoi para përplasjes me parmakun mbrojtës, por e bëri këtë veprim në sekondat e fundit. Ai devijoi në të djathtën, për arsyeja të panjohura, duke u futur në mes të dy parmakëve.

Pikërisht këto parmakë u kthyen në pengesa për të hapur dyert. Dera e parë e autobusit kishte dalë jashtë funksionit nga goditja, përveç kësaj aty kishte edhe flakë tashmë që i pengonin njerëzit të dilnin jashtë. Ndërsa dera e pasme ngeci nga parmakët mes dy korsive. Ky nuk është më autobus, por mbetje të një autobusi,” tha ai.

Përplasja me parmakun mbrojtës ka çarë autobusin dhe serberatorin. Shkëndijat e parmakëve me asfaltin kanë ndezur zjarrin.

“Disa qindra metra larg vendit të ngjarjes gjetëm një copë gome, por doli se nuk ka lidhje me autobusin”, tha hetuesi.

Ai shtoi se nuk do hezitojnë që të penalizojnë këdo për këtë tragjedi njerëzore.

Ndërkohë një person është arrestuar në Sofje pasi ka bërë komente të papërshtatshme në Facebook në lidhje me këtë aksident tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco