Vazhdon beteja: Kosovarja që denoncoi dentistin për ngacmim seksual sjell prova shtesë për drejtësinë

Vazhdon beteja: Kosovarja që denoncoi dentistin për ngacmim seksual sjell prova shtesë për drejtësinë

11:50, 25/11/2021 Nga A.Z
A+ Aa A-

Akuza, ngacmime seksuale e shumëçka tjetër u diskutuan në të gjitha mediet kosovare, krejt kjo për shkak të një kallëzimi penal që u ngrit ndaj një dentisti kosovar, shkruan Syri.net Kosova.

Teuta Gashi, një qytetare e cila jeton dhe vepron në Gjermani ditë më parë ka ngritur kallëzim penal kundër dentistit, Fehim Haliti duke pretenduar se ky i fundit i ka bërë ngacmim seksual, mosdhënie të ndihmës mjekësore dhe trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor ndaj saj.

Prokuroria e Prishtinës hedh poshtë kallëzimin penal.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria e Prishtinës ka lëshuar komunikatë në lidhje me këtë çështje. Prokuroria zyrtarisht ka bërë të ditur se kallëzimi penal është hedhur poshtë duke thënë se nuk mund të argumentohet me asnjë veprim se personi ka konsumuar elemente të veprës penale “ngacmim seksual”.

“Prokurori i çështjes, pas shqyrtimit dhe analizimit të hollësishëm të kallëzimit penal, shkresave dhe provave të bashkangjitura në të nga e dëmtuara, si dhe pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për vërtetimin e saktë dhe të plotë të fakteve të pretenduara nga e dëmtuara, ka konstatuar se në rastin konkret nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari  F.H., ka kryer veprat penale të lartcekura”, thuhet në komunikatë.

Deklarata e Teuta Gashit pas vendimit të Prokurorisë

Kjo ka bërë që të acarohet edhe më shumë qytetarja Teuta Gashi. Ajo në një përgjigje ekskluzive për Syri.net Kosova ka thënë se nuk do të ndalet pasiqë ajo do të ankohet edhe në ambasadën gjermane. “Unë do të ankohem edhe në ambasadë gjermane për këtë rast me gjykatën”, është shprehur Teuta Gashi.

Avokati Kastriot Feka

Syri.net Kosova ka kontaktuar edhe me avokatin e saj, Kastriot Feka i cili ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka shkelur të drejtat e të dëmtuarës. Feka ka thënë se e dëmtuara nuk është thirrur fare për dhënien e deklaratës dhe për të prezantuar prova shtesë për të mbështetur kallëzimin penal.

“Konsideroj se veprimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë për hedhjen e kallëzimit penal të znj.Teuta Gashit pa e thirrur të njëjtën për dhënie të deklaratës dhe për të prezantuar prova shtesë në mbështetje të kallëzimit penal është shkelje e të drejtave të të dëmtuarit. Krahas asaj që me veprimet e të dyshuarit është cenuar dinjiteti i znj.Teuta dhe të njëjtës i janë shkaktuar dhimbje fizike, shpirtërore dhe dëme materiale, vlerësoj se edhe përfaqesuesi i ndjekjës penale me veprimin e tij për hedhjen e kallëzimit penal në shkelje të kodit të procedurës penale, i ka kontribuar shkeljës së të drejtave të të dëmtuarës”, ka thënë Kastriot Feka për Syri.net Kosova.

Por, avokati Feka ka një shpresë tek Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ku sipas tij këta të fundit do të punojnë në zbardhje të rastit. “Shteti ka përgjegjësi dhe obligim që qytetarëve të saj t’iu siguroi mbrojtjen e të drejtave themelore. Andaj jam i bindur se Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të ndërmarr veprimet e nevojshme në drejtim të zbardhjes se të vërtetës lidhur me këtë rast”, përfundoi Kastriot Feka.

Kujtojmë që, qytetarja Teuta Gashi ka dalë në media të Shqipërisë dhe Kosovës duke shprehur shqetësimin e saj në lidhje me doktorin Fehim Haliti.

Syri.net Kosova do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco