Aksidenti tragjik/ Prokuroria: Kjo është pista kryesore e hetimit

Aksidenti tragjik/ Prokuroria: Kjo është pista kryesore e hetimit

11:39, 25/11/2021
A+ Aa A-

Prokuroria bullgare deklaroi sot se pista kryesore në lidhje me aksidentin tragjik është ajo e një gabimi njerëzor.

Zëvendësi i kryeprokurorit, Borislov Sarafov tha se në hetim po shqyrtohen edhe vijëzimet e dobëta, sinjalistika e keqe dhe organizimi i trafikut.

Ai tha se parmaku mbrojtës me të cilën u përplas autobusi është e keqe dhe ka kontribuar në aksident.

Me shumë gjasa, ajo ka çarë gomat e autobusit deri te pjesa e serberatorit. Shkëndijat e parmakut mbrojtës në asfalt i kanë vënë flakën karburantit.

Njerëzit nuk kanë qenë në gjendje të dalin jashtë për shkak se dera ishte bllokuar nga mburoja e rrugës.

Prokuroria thotë se nuk ka pasur shpërthim dhe nuk bëhet fjalë për akt terrorist. Vetë tre tuba nafte janë gjetur, por ato nuk ishin plot. Kjo do të thotë se ato ishin shkak për zjarrin e fortë.

Në mjet nuk ka pasur as karburante dhe as mjete të tjera të djegshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco