Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Kryeprokurori: Në autobus pashë edhe tuba plastikë që nuk ishin djegur

Kryeprokurori: Në autobus pashë edhe tuba plastikë që nuk ishin djegur

10:19, 25/11/2021
A+ Aa A-

Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski tha se po mbledhin kampionë të ADN-së nga të afërmit e viktimave të aksidentit tragjik për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

Në një intervistë për median bullgare, ai tha se rezultatet e testimeve do u jepen autoriteteve bullgare. Të mbijetuarit e aksidentit nuk janë marrë akoma në pyetje, tha ai.

Prokurori e pranoi se autobusit nuk i janë kontrolluar dokumentet në dogane dhe për këtë do të ketë sanksione.

Kryeprokurori maqedonas tha se autoritetet bullgare po hetojnë nëse në autobus kishte bidonë të mbushur me karburant.

Ai konfirmoi se kishte parë tuba plastikë në vendngjarje, të cilët nuk ishin djegur.

Megjithatë ai tha se teoria e shpërthimit të bidonëve të karburantit duket më shumë një spekulim.

Sipas tij, dy nga pistat e hetimit janë: një gabim njerëzor ose një defekt teknik. Sipas të dhënave, autobusi ishte i ri dhe kishte kryer rregullisht inspektimet teknike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco