Hajduti i armatosur terrorizon familjen në Tiranë, tenton t'ju futet brenda në shtëpi

Hajduti i armatosur terrorizon familjen në Tiranë, tenton t'ju futet brenda në shtëpi

22:47, 19/11/2021
A+ Aa A-

Një grabitje në tentativë është njoftuar në Vishnje të Tiranës, ku një person ende i paidentifikuar dhe i armatosur ka hyrë në oborrin e një banese private.

Njoftimi i policisë:

Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjestarët e familjes.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat.

Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjestarët e familjes.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco