Fëmija u pre me xham, policia: U shtrua në spital me dëmtime në qafë, por…

Fëmija u pre me xham, policia: U shtrua në spital me dëmtime në qafë, por…

19:14, 19/11/2021
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot pasdite në qytetin bregdetar.

Sipas policisë, një fëmijë 1 vjeç është paraqitur me dëmtime në qafë në Spialin e Vlorës, por pavarësisht ndihmës së dhënë, ka ndërruar jetë.

Fëmija ka qenë duke luajtur me një gotë të thyer. Ai është rrëzuar mbi të dhe për pasojë ka prerë venën jugulare në qafë duke pësuar hemorragji. 

I mituri D.Kaca ishte me nënën në shtëpi, kur ka ndodhur ngjarja tragjike. 

Pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, vogëlushi nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco