Pritet me xham duke luajtur, humb jetën fëmija 1 vjeç në Vlorë

Pritet me xham duke luajtur, humb jetën fëmija 1 vjeç në Vlorë

19:06, 19/11/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 1 vjeç ka prerë qafën me një gotë të thyer.

Plaga ka qenë kaq e madhe, sa vogëlushi ka ndërruar jetë. I mituri D.Kaca ishte me nënën në shtëpi, kur ka ndodhur ngjarja tragjike.

Edhe pse 1-vjeçari u nis menjëherë në spital, nuk arriti të shpëtojë, për shkak të gjakderdhjes.

Mjekët thanë se e kanë pasur të pamundur që të mbajnë në jetë të voglin, pasi kishte gjakderdhje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco