‘Bëj s*ks me mua që të shërohesh nga virusi’, zbulohet skandali i gjinekologut

‘Bëj s*ks me mua që të shërohesh nga virusi’, zbulohet skandali i gjinekologut

20:14, 18/11/2021
A+ Aa A-

Zyrtarët apo njerëzit me pushtet që kërkojnë favore seksuale nuk janë vetëm një problem shqiptar, i denoncuar në shumë herë në emisione të ndryshme televizive e media të tjera.

Nga Italia vjen një denoncim nga emisioni investigativ “Le Iene”.  Denoncimi ka pasuar një hetim të brendshëm nga Shoqata e Mjekëve të Barit dhe hapjen e një dosjeje hetimore nga Prokuroria Publike e Barit.

“Le Iene” transmetuan rastin e një gjinekologu i specializuar në fushën e virusit papilloma dhe autor i disa studimeve shkencore, i cili dyshohet se i tha një pacienteje, siç denoncoi ajo te “Le Iene”, se “marrëdhënia seksuale me të do ta shëronte nga infeksioni me virusin papilloma dhe kështu të parandalonte kancerin e qafës së mitrës”.

Viktima “terapisë seksuale” të gjinekologut kontaktoi redaksinë e programit të Italia Uno duke treguar këtë histori që daton disa muaj më parë. Deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ankesë apo denoncim në drejtësi për këtë histori, por pas denoncimit publik do të hapet një dosje hetimore për të konstatuar vërtetësinë e denoncimit dhe përgjegjësitë e mundshme të mjekut, 68-vjeçar, i njohur në Bari, që ka dalë në pension, por vazhdon të ushtrojë profesionin e tij.

Për këtë edhe Shoqata e Mjekëve italianë ka hapur dosje për marrjen e çdo mase disiplinore. Në shërbim, mjeku zbulon praninë e virusit papilloma te një paciente e shëndoshë e infiltruar nga programi investigativ pikërisht për ta demaskuar atë dhe me analizat e bëra menjëherë para vizitës te mjeku gjinekolog në Bari.

Mjeku nuk zhgënjen. Pasi e gënjeu duke i thënë se kishte virusin papilloma, mjeku e nxit që të kryejë marrëdhënie seksuale me të që të jetë në gjendje ta neutralizojë. Mjeku thotë se me këtë kurë ka shëruar disa gra dhe se të njëjtën metodë e ka aplikuar edhe për pasuniversitarët e tij kur jepte mësim në universitet.

Kur mjekut i bashkohet në dhomën e hotelit “Hyena” Alice Martinelli, e cila e demaskon reagimi i mjekut është edhe më i çuditshëm.

“E bëj për studimet e mia dhe gjithashtu për njerëzit që kam shpëtuar””, thotë ai dhe me celular tregon mesazhet e personave që pretendon se ka shëruar. :

“Doktor, nuk më ke braktisur kurrë, do të jesh gjithmonë në lutjet e mia. Kjo është dhurata ime e Krishtlindjeve”, thuhej në mesazhet e treguara prej tij. Për të bindur gazetarët, ai kryen edhe dy telefonata, që njëra pas tjetrës “konfirmojnë se kanë ndjekur të njëjtën terapi shërimi. “Unë i shërova. Kam shpëtuar shumë gra nga kanceri”, thotë mjeku në kamerën e fshehtë të “le Iene”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco