Numër i lartë viktimash dhe të infektuarish me koronavirus

Numër i lartë viktimash dhe të infektuarish me koronavirus

19:00, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2964 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 549 qytetarë. 8 qytetarë kanë humbur humbje betejën me COVID-19.  

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. 

Përditësimi

Janë kryer 2964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki: 

264 në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik. 

Janë 8,363 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç.

Janë shëruar 558 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (18 Nëntor 2021) 

Raste të reja ditore         549
Të shëruar në 24 orë       558
Të shtruar në spitale       157
Humbje jete në 24 orë     8
Testime ditore                 2964 

Testime totale              1,362,111
Raste pozitive                195,021
Raste të shëruara            183,636
Raste Aktive                     8,363
Humbje jete                      3,022

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           4463
Fier                753
Gjirokastër      525
Shkodër         447
Berat               460
Durrës             446
Vlorë                379
Elbasan            348
Korçë              239
Lezhë              172
Dibër                72
Kukës              59

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco