Vrasja e 8-vjeçarit/ Qytetarët beratas firmosin peticionin për rikthimin e dënimit me vdekje

Vrasja e 8-vjeçarit/ Qytetarët beratas firmosin peticionin për rikthimin e dënimit me vdekje

16:57, 18/11/2021
A+ Aa A-

Familjarët e 8-vjeçarit të vrarë në një fshat të Fierit 3-ditë më parë, kanë mbërritur sot në qytetin e Beratit, për t’i bërë thirrje banorëve që të bashkohen firmosjes së peticionit për rikthimin e dënimit me vdekje.

Ata janë vendosur në qendër të qytetit të Beratit dhe peticionit të tyre i janë bashkuar menjëherë qindra qytetarë beratas.

Duke u bashkuar me dhimbjen e madhe të familjarëve për humbjen tragjike të jetës së fëmijës vetëm 8-vjeç nga dora e një mostre 38-vjeçar, beratasit kanë firmosur në radhë këtë peticion.

Peticioni me firma ka si qëllim kërkesën e të gjithë qytetarëve shqiptarë për të rikthyer dënimin me vdekje,nëpërmjet referendumit.

Qytetarët beratas, pas firmosjes së peticionit,kanë shprehur ngushëllime për humbjen e Mateos dhe bindje të plotë se për këto krime monstruoze duhet të rikthehet dënimi me vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco