VIDEO/ Kërkohej në Itali, arrestohet në Lushnje i dënuari

VIDEO/ Kërkohej në Itali, arrestohet në Lushnje i dënuari

16:07, 18/11/2021
A+ Aa A-

Një i kërkuar në Itali, është vënë në pranga në Lushnje.

Policia bën të ditur se është arrestuar Amarildo Ajdini (Kërçuku) 42 vjeç, nga fshati Dushk.

Njoftimi i Policisë së Lushnjes:

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar me 8 vite burgim për veprat penale ‘Pjesëmarrje në grup kriminal’ dhe ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’ në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Amarildo Ajdini (Kërçuku), 42 vjeç, banues në Dushk.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 21.05.2020, e ka dënuar me 8 vite burgim për veprat penale ‘Pjesëmarrje në grup kriminal’ dhe ‘Trafikimi i lëndëve narkotike’, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco