Kosovë/ Asnjë viktimë nga Covid-19, 11 raste të reja në 24 orë

Kosovë/ Asnjë viktimë nga Covid-19, 11 raste të reja në 24 orë

15:10, 18/11/2021
A+ Aa A-

Në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  11 raste të reja të infektuara me këtë virus, derisa dje u raportuan 17 raste.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.                    

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

18 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.760 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.601.129 doza të vaksinës.

Deri më sot 753.440 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.498 testime,11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.605.                    

Në total numri i rasteve aktive është 400.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco