U ekstradua nga Britania e Madhe, hajduti shqiptar nuk i ndahen Londrës

U ekstradua nga Britania e Madhe, hajduti shqiptar nuk i ndahen Londrës

14:51, 18/11/2021
A+ Aa A-

Një mashtures shqiptar i ekstraduar nga Britania e Madhe vetëm disa muaj më parë është rikthyer sërish në Londër, nis shkrimin e tij tabloidi anglez  ‘The Sun’.

Aleksander Vishaj, 32 vjeç, ka postuar foto së fundmi ku shihet i veshur firmato dhe duke jetuar në Londër .

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar e dërgoi atë në Gjermani në prill - por ai kaloi vetëm tre muaj në burg përpara se të deportohej në Shqipëri .

Ish-kryeinspektori i detektivëve të Met, Mick Neville tha:

"Duket se kufijtë tanë kanë më shumë vrima në to sesa një sitë. Kjo ngre pyetjen se si u kthye këtu duke pasur parasysh historinë e tij të mëparshme. A ka kaluar Kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente false? Me siguri ai nuk do të kishte mundur të merrte një vizë për të ardhur këtu? Ky rast shqetësues dëshmon se sa poroz janë kufijtë e këtij vendi. Qeveria duhet të kontrollojë kufijtë tanë dhe të mbajë publikun të sigurt nga kriminelët dhe terroristët. Ne kemi mjaft kriminelë tanët, pa marrë të gjithë të tjerët."

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco