Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Eksperti debaton me Gonxhen kundër provimit të ri për rinovimin e patentës

VIDEO/ Eksperti debaton me Gonxhen kundër provimit të ri për rinovimin e patentës

14:38, 18/11/2021
A+ Aa A-

Zyrtare: “DPSHTRR nga dhjetori 2021do të nisë ofrimin e detyruar të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi sigurinë rrugore… Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë risia e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR."

Provimi i ri për të rinovuar patentën e makinës, shpallur së fundmi nga Transporti Rrugor, ka tërhequr vëmendjen e mijërave shoferëve në vend dhe ka ngritur një shqetësim alarmant.

Po shqetësimin deri në revoltë e ka ngritur me forcë sidomos edhe një ekspert i qarkullimit rrugor, z. Fatmir Hasho, i cili është përleshur në debat me vetë kreun e DPSHTRR, z. Blendi Gonxhe, në studion e “Kafe Shqeto”, ku të dy ishin ftuar nga moderatorët Dori Daka dhe Flavio Qarri.

Sipas z. Hasho, nuk ka arsye pse duhet të japë sërish provim pas 30 vjetësh për të marrë patentën e makinës: “I bie që edhe diplomat që kemi marrë t’i shkojmë t’i japim provim”, argumentoi ai.

Z. Gonxhe nga ana tjetër mbrojti qëndrimin e vet sipas fushatës “Me mend në kokë” që ka nisur Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR).

KAFE SHQETO:  Z. Hasho, si ekspert i sigurisë rrugore, a është kjo  mënyra më e mirë për të rinovuar patentën, nëpërmjet këtij provimi të ri?

Fatmir Hasho: Mos ka ndonjë gabim tek fjala “provim”?! Mendoj unë! Sepse për të rimarrë Lejen e Drejtimit ose rinovimin e saj, nuk nevojitet asnjë lloj provimi apo testimi më, të paktën me të gjithë ligjet që kemi ne. Pra nuk ekziston në asnjë nen ose pikë të ligjit që të ketë ritestim apo riprovim për rinovimin e Lejes së Ndërtimit. Po, për ata që do ta  rimarrin se iu është hequr për arsye të ndryshme, po natyrisht ka testime dhe ka ca kushte të tjera.

KAFE SHQETO: Që do të thotë?

Fatmir Hasho: Që do të thotë se duhet të jetë një lapsus i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, mendoj unë. Lapsus, sepse i kanë bërë bashkë Rinovimin dhe Rimarrjen. Janë dy terma krejtësisht të ndryshme. Rinovim do të thotë për arsye psikofizike kur mbush një moshë të caktuar do të vesh të bësh një kontroll mjekësor dhe të marrësh Lejen e Drejtimit, sepse e ke dhënë provimin njëherë, ndërsa Rimarrja, kur të është hequr për shumë arsye, të janë hequr pikët ose se ke përdorur alkool etj.  nuk mund ta marrësh aq kollaj.

KAFE SHQETO: Pra, rifreskimi i këtij dokumenti kalon nga rifreskimi i njohurive. Çfarë do të thotë kjo sipas jush?

Fatmir Hasho:  Nuk shkon, nuk shkon, unë nuk  e pranoj. Nuk ka rifreskim të njohurive. Unë jam testuar njëherë , personalisht kam 30 vjet me qarkullimin rrugor. Nuk kam bërë asnjë lloj aksidenti, asnjë lloj ngjarjeje rrugore. Përse duhet të ritestohem?! Atëherë i bie që edhe diplomat që kemi marrë t’i shkojmë t’i japim provimet.

Unë e lexova njoftimin që ka nxjerrë DPSHTRR dhe në frazën e fundit përcaktohet pikërisht kjo. Unë nuk jam dakord as me provimin, as me testimin. Nëse do të japin ndonjë broshurë kur të rimarrim Lejen e Drejtimit, është një dashamirësi për t’u njohur me problematikën e Transportit Rrugor, por në çdo ditë në media po dëgjojmë për problemet e aksidenteve, për problemet e sinjalistikës. Jo vetëm që është e tepërt, por është totalisht e gabuar. Nuk shkon, nuk shkon, nuk ka asnjë bazë ligjore.

Neni 117 i Kodit Rrugor është shumë i gjatë dhe shumë i gjerë me ndryshimet që iu bënë dhe në asnjë pikë të tij nuk ekziston provimi për rinovimin e Lejes së Ndërtimit. Provimi! Fjala provim, testim, nuk shkon, është një gabim i rëndë. Unë mendoj se është hedhur një ide për të parë dhe reagimin.

KAFE SHQETO:  Z. Blendi Goxhe, si Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, lidhur me atë që tha parafolësi juaj, çfarë keni për të thënë?

Gonxhe: Doja që jo vetëm z. Hasho dhe çdo ekspert tjetër, po edhe publikun në radhë të parë, që ta mirinformoja në këtë drejtim se është krijuar një pështjellim. Megjithatë unë e quaj një pështjellim pozitiv se ka krijuar një marrje vëmendjeje dhe kjo ndihmon në ndërgjegjësim në rastin tonë. Një nga kauzat kryesore, një nga detyrat kryesore, betejat kryesore që të gjithë kemi ku DPSHTRR ka rol kryesor, edhe me targetin e ri që përcakton Kodi Rrugor në ndryshimin e fundit, është puna për ndërgjegjësimin e drejtuesit të mjetit, që është direkt përgjegjësia jonë.

Informacioni i dhënë nga drejtoria ka qenë i përgjithshëm, bazik, një informacion në parim për risinë që ne kemi ndërmjet të sjellim nga dhjetori e tutje, por detajimi ka vazhduar këto ditë. Unë kam qenë në disa televizione  e kam folur; dhe në Website-n e DPSHTRR nuk do të mungojnë informacionet për këtë gjë. Një pjesë e atyre që thotë eksperti është thuajse ashtu siç do të aplikohet nga ne kjo risi. Nëse doni ta sqaroj si ka për të ndodhur, si e konsiderojmë ne....Ndiqni shpjegimin dhe argumentet e plota të z. Blendi Gonxhe dhe z. Fatmir Hasho në studion e Kafe Shqeto./ar.sh/SYRI.NET

Njoftimi në faqen e DPSHTRR:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco