VIDEO/ Halla e Mateos: Të mblidhen firmat, Klodian Çalamani të varet në mes të Fierit

VIDEO/ Halla e Mateos: Të mblidhen firmat, Klodian Çalamani të varet në mes të Fierit

13:12, 18/11/2021
A+ Aa A-

Familjarët e Mateo Vasiut kanë bërë thirrje për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje dhe varjen e Klodian Çalamanit.

Ato kanë lënë një afat 3 ditor dhe më pas që t'ia dorëzojnë firmat kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

‘Marr shkas nga deklarata që ka bërë kryeministri Edi Rama, në momentin që ne përcillnim Mateon që thotë se nuk bëhet dënimi me vdekje.

Ne kemi bërë një peticion me shkrimit kur kërkojnë dënimin me vdekje dhe varjen e Klodian Çalamanit, kërkojmë që të mblidhen të gjithë qytetarët, secili qytet mund të mblidhet në orën 2 sot dhe brenda minimumi 3 ditësh të mbledhim firma dhe t'i kërkojmë Ramës dhe Kuvendit.

Thirrja është në orën 2 të mblidhen në çdo shesh dhe ne do të lëshojmë një numër telefoni ku të dërgohen firmat dhe të bëhemi bashkë’, tha halla e Mateo Vasiut per mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari18/11/2021 13:44

Boll i mbushët faqet me lajme, prononcime dhe stërlajme. Lerëni të shkretin rehat pranë Zotit! Nuk keni se me çfarë t'i mbushni faqet dhe shkruani akoma për këtë ngjarje makabre. Këto që po bëni janë po aq makabre sa edhe vetë ai krim i shëmtuar! Boll më me këtë ngjarje. Drejtësia do të bëjë punën e vet, pro nuk mund të dalë mbi KODIN PENAL dhe mbi Kushtetutën e Republikës. Mos luani më me gjendjen shpirtërore dhe emocionale të atyre familjarëve! Boll na tronditët me emisione pa fund për këtë rast! Shoqëria civile, vetë populli, kushdo qoftë le të kërkojë nga Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti, që të mbahet një referendum për të rivendosur dënimin me vdekje dhe kaq. Mos i amplifikoni dhe mos e rëndoni më publikun me këtë ngjarje! JU LUTEM!

mermer18/11/2021 13:23

Na jepni peticionin online!!!!

mermer18/11/2021 13:21

Te firmosim te gjithe!

Shto koment

Denonco