Tronditëse/ ‘Po të kisha benzinë, nuk do ta kishit gjetur kurrë fëmijën’

Tronditëse/ ‘Po të kisha benzinë, nuk do ta kishit gjetur kurrë fëmijën’

12:53, 18/11/2021
A+ Aa A-

Avokati Ermal Hamataj, ka zbuluar detaje tronditëse nga dëshmia e Klodian Çalamanit në lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Avokati ka treguar se autori ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte djegur, për të mos e gjetur kurrë trupin.

Ai gjithashtu u shpreh se një tjetër avokat është caktuar për 38-vjeçarin, Klodian Çalamani.

‘Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin.

Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar ‘arrest me burg’, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani.

Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë’, - ka thënë më tej ai. /Balkanweb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco