Avokati tërhiqet nga mbrojtja e monstrës, dalin detaje nga krimi

Avokati tërhiqet nga mbrojtja e monstrës, dalin detaje nga krimi

11:20, 18/11/2021
A+ Aa A-

Teksa sot pritet që të jepet masa për 38-vjeçarin Klodian Çalamanin, autor i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, duket se ai do të paraqitet në sallën e gjyqit pa avokat mbrojtës.

Avokati Erlis Nakollari, i cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit, është tërhequr nga çështja.

Kujtojmë se familjarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në oborrin e banesës së Çalamanit, janë vendosur prej disa orësh në gjykatën e Fierit, ku kërkojnë përballje me autorin. Ata njëzëri kanë kërkuar dënimin e tij me vdekje.

Ndërkohë janë mësuar detaje të reja nga vrasja e të voglit, Mateo Vasiu. Burime thonë se Çalamani, pasi e ka vrarë vogëlushin, e ka lidhur këmbë e duar dhe më pas e ka groposur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco